Aktuale

“Jep dorëheqjen”- Protestuesit ngjiten te shkallët e kryeministrisë, policia iu kërkon të largohen: Jo provokimeve

Në protestën e sotme kundër ndërtimeve në Zvërnec të Vlorës, mijëra qytetarët u mblodhën në shesh përpara kryeministrisë, duke kërkuar dhe dorëheqjen e Edi Ramës.

Sakaq, disa prej qytetarëve i ngjitën te shkallët e kryeministrisë. Menjëherë ishin disa forca blu të policisë të cilët iu kërkuan atyre që të zbresin nga shkallët dhe të qëndrojnë në rrugën e Bulevardit.

Pas një debati me policinë protestuesit zbritën shkallët e kryeministrisë.

Ndërkohe qe protestuesit i kane bere thirrje pjesëmarrësve te mos provokohen nga forcat e rendit apo nga te infiltruarit ne tubim. “Jo provokimeve, jo provokimeve” – kane qene thirrjet e protestuesve.

Të Ngjashme