Emisioni “Në Shënjestër”, publikoi këtë të martë detaje nga dosja hetimore e grupit kriminal të Jetmir Pepës dhe vëllezërve të tij, të cilët në 11 muajt e parëë të vitit 2020, trafikuan nga Amerika Latine drejt Evropës, 7.5 ton kokainë.
Një nga episodet më të rënda të këtij grupi kriminal është humbja e një sasie të madhe parash në një nga bankat prestigjoze, të nivelit të dytë, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë.
Humbje e konsiderueshme parash për të cilën dy vëllezërit Pepa, akuzojnë noteren R. K. E cila sipas tyre ka bashkëpunuar në zhdukjen e sasisë së tyre prej 4 milion euro.
Ku gjatë një bisede që Jetmir Pepa zhvillon me vëllain e tij Urim Pepa, ata bëjnë plan të marrin peng administratorët e bankës. Ata akuzojnë noteren R. K. se ka bashkëpunuar në zhdukjen e një shume prej 4 milion euro.
Po kështu më datë 3 Gusht 2020. Jetmiri flet me vëllain e tij, Urimin. Ku ndër të tjera ata planifikojnë të marrin peng administratorët e bankës.
‘Ta bëjmë vetë ne, apo të çojmë të tjerë’. Por si kanë humbur këto para dhe cila është lidhja e noteres në fjalë me vëllezërit Pepa?
Dhe pse vëllezërit Pepa akuzojnë noteren R. K për humbjen e parave.
Gjithçka duket se zbardhet edhe njëherë nga bisedat e tyre në Sky Ecc. Ku del se vëllezërit Pepa, i kanë derdhur paratë e tyre në bankën në fjalë nëpërmjet llogarisë së noteres R. K.
Por këtu duket se diçka e paqartë ka ndodhur dhe paratë nga sa shikohet kanë humbur çuditërisht destinacionin.
Ndërkohë që noterja ndryshe nga funksioni i saj primar, ka shërbyer si një koperturë e parave të pista që vëllezërit Pepa, fitonin nga paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ndërkohë që siç thamë Jetmir Pepa dhe vëllai i tij Aleksi akuzojnë noteren se ka bashkëpunuar me bankën në zhdukjen e parave. qenë të vëllezërve Pepa.
Shuma parash e cila është e paqartë se ku ka vajtur,
“Jam me Urimin, po më thotë si të organizohemi që të marrim peng, ose të paguajmë se kam njerëz apo do t’i marrim vetë peng”.
