Lajme

“Jo 3 probleme më pak, por 100 mijë vota më pak”, Haxhi Avdyli i përgjigjet Guxo

Këshilltarja e Donika Gërvallës, Triera Kasumi, ka reaguar për largimet që kanë ndodhur nga partia GUXO e të cilat janë bashkuar me Vjosa Osmanin.

Sipas saj, largimi i Haxhi Avdylit, Jeta Statovcit e Albena Reshitajt ngjanë me ato që kishin ndodhur në janarin e vitit 2018 nga LVV.

“Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend”, ka shkruar ajo.

Kasumit i është kundërpërgjigjur Avdyi i cili numëroi votat e të treve dhe tha se këto vota do t’i mungojnë atyre.

“Jo, 3 probleme më pak por 100 mijë e 786 vota më pak. Përndryshe, më 28 dhjetor, Jeta Statovci pati 37 mijë e 916 vota, Haxhi Avdyli 33 mijë e 562 vota dhe Albena Reshitaj me 29 mijë e 308 vota. Shihemi më 7 qershor…”, shkroi Avdyli.

Të Ngjashme