Lajme

“Jo për shtetin…” – Geci tregon pse LDK-ja po ‘synon’ Presidencën

Në një reagim të ashpër në Facebook, Halil Geci ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se synimi i saj për Presidencën nuk lidhet me mbrojtjen e interesit shtetëror, por me përpjekjen për t’iu shmangur përgjegjësisë për vendimet politike të së kaluarës.

Geci ka përmendur veçanërisht Marrëveshjen e vitit 2015 dhe ratifikimin e saj në Kuvend, duke pretenduar se institucioni i Presidencës nuk duhet të përdoret për interesa partiake, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

LDK-JA NUK E SYNON PRESIDENCËN PËR KOSOVËN, POR PËR TË MBULUAR GJURMËT E TRADHTISË SË VITIT 2015

Synimi për ta marrë Presidencën nuk lidhet me mbrojtjen e interesit shtetëror, por me përpjekjen për t’iu shmangur përgjegjësisë politike për Marrëveshjen e vitit 2015 dhe ratifikimin e saj në Kuvend. Presidenca nuk duhet të shndërrohet në strehë të interesave partiake, por të mbetet institucion në shërbim të Republikës së Kosovës.

Në politikë, besimi fitohet me qëndrime të qarta dhe me përgjegjësi për vendimet e marra. Prandaj, çdo pretendim për ta udhëhequr shtetin duhet të shoqërohet me llogaridhënie para qytetarëve, e jo me përpjekje për t’i përdorur institucionet për interesa partiake.

Synimi i LDK-së për Presidencën nuk është ta mbrojë Kosovën nga rreziqet që i kanosen, por të fitojë kontroll politik mbi një institucion kyç të shtetit. Përmes bllokimit të proceseve institucionale, ajo rrezikon ta thellojë krizën politike dhe ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Nëse LDK-ja vërtet e ka interesin e Kosovës mbi interesin partiak, atëherë duhet të propozojë figura konsensuale, me integritet dhe kredibilitet, e jo ta përdorë Presidencën si mjet për bllokada politike dhe interesa partiake.

Të Ngjashme