Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj deklaratave që pretendonin se kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte kërkuar qira për bazën amerikane Bondsteel në Kosovë.
Pozhari ka publikuar një video nga vitet e kaluara, ku Kurti kishte kërkuar që kampi ushtarak Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.
‘Rrena i ka këmbët e shkurta!
Jo qira, por krejtësisht e kundërta: tre vite më parë është kërkuar që kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake në Kosovë’, shkruan Pozhari në Facebook.
