Një moment i pazakontë nga një dasmë shqiptare është bërë viral në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar shihen dhjetëra të ftuar duke kërcyer dhe kënduar në kor refrenin: “O Edi Rama, ishalla jep dorëheqjen”, duke e kthyer atmosferën festive në një skenë që ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve.
Në fakt, kjo atmosferë festive në dasma nuk është thjesht një shaka e çastit, por vjen në një kohë kur vendi prej mbi 60 ditësh zjen nga protestat e pandërprera në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
NEWS Pas deklaratës së babait të Selin, reagon Rabea ShahiniÇdo mbrëmje, qytetarë të mbledhur në shesh bëjnë pikërisht këtë thirrje: kërkesën e prerë për dorëheqjen e kryeministrit.
Kjo tregon qartë se si refreni i rrugës ka kaluar tashmë çdo kufizim institucional, duke u shndërruar nga slogani i protestave maratonë në një refren popullor që këndohet kudo nga bulevardi e deri te gëzimet familjare.
