Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Johnson nga Ukraina: S’kam dyshim se ukrainasit do të fitojnë

Johnson nga Ukraina: S’kam dyshim se ukrainasit do të fitojnë

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka treguar se gjendet në Ukrainë në dyvjetorin e luftës.

Ai përmes një shkrimi në “X” ka thënë se nuk ka dyshim që ukrainasit do të fitojnë, derisa ka shtuar se do të dëbojnë forcat e Putinit.

“Jam i nderuar që jam këtu në Ukrainë. Me guximin e tyre të paepur nuk kam asnjë dyshim se ukrainasit do të fitojnë dhe do të dëbojnë forcat e Putinit, me kusht që t’u japim ndihmën ushtarake, politike dhe ekonomike që u nevojitet”, ka shkruar Johnson.