Lajme

“Ka edhe më keq”, Lama tregon një rast kërcënimi me jetë që Gjykata se kishte dënuar fare

 
   

Me gjobë 400 euro është dënuar të premten kërcënuesi i Mimoza Kusari-Lilës, shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo ky verdikt i Gjykatës e ka zhgënjyer tej mase deputeten e LVV-së.

Ajo e ka akuzuar gjyqtarin Driton Berisha për drejtësi selektive, ndërsa ka kujtuar se i njëjti gjykatës ka vendosur ndryshe në raste të kanosjeve të deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë ka reagur ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama.

Pas ankesës së deputetes së VV-së, Lama ka thënë se ajo është kërcënuar me jetë dhe Gjykata nuk e ka dënuar fare, andaj edhe sipas saj pasi është përshkruar vepra penale dhe pas shumë vitesh i ka kaluar koha.

Postimi i plotë:

Kryetarja e GP te VV-se, znj. Kusari-Lila qenka ankuar se nje kercenues i saj qenka denuar vetem 2000 euro nga Gjykata. Epo ka edhe me keq: nje person qe mua me ka pas kercenuar me jete, ne cilesine e deputetes, Gjykata se ka denuar fare. Sipas vendimit, vepra e tij penale eshte parashkruar pasi ka ndodhur para shume vitesh dhe i ka kaluar koha…

 
 
 
 
 

Të Ngjashme