Me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, e ka përcjellë për në Kryesi për lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Aty u tha se risia që sjell konventa është obligimi për të pas koordinim ndërinstitucional dhe promovim për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhunë ndaj grave.
Ish-Avokat i Popullit, Hilmi Jashari, tha se është qëllimi i zbatimit të Konventës së Stambollit është hyrja në fuqi e këtij ligji, me synim promovimin e të drejtave.
“Konventa e Stambollit kërkon që kjo çështje të rregullohet me një ligj të natyrës civile siç është ky. Këtu e shoh përparmin dhe dobinë e këtij ligji. Tjetra përparësi është qasja progresive që shoqëria jonë synon me arritur”, tha Jashari.
“Ky ligj ka për qëllim me sjell pajtueshmërinë, ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje, me obligime që rrjedhin nga Konventa. Risia kryesore që sjell konventa është obligimi përpos koordinim ndërinstitucional dhe promovim për mbrojte nga dhuna në familje, dhuna në baza gjinore dhe ndaj grave”, tha Jashari.
Deputetja e VV, Arjeta Fejza, kërkoi që institucionet e sigurisë, konkretisht Policia e Kosovës që t’i mbajë paratë e imta, në mënyrë që kur të raportohet rasti i gruas dhe potencialisht të ketë fëmijë me vete, asaj t’i sigurohet qumështi për fëmijë.
Me këtë propozim u pajtua edhe kryetarja e Komisionit, Duda Balje, duke thënë se pjesëtarë të Policisë kanë paguar nga xhepi i tyre.
Ndërsa sa i përket kohës për këtë propozim, u vendos një periudhë gjashtë mujore./EO
Balje, falënderoi të pozitë e opozitë e të inolvuarit në këtë Projektligj, për të cilët tha se kanë thënë kontribut të madh.