Lajme

Përfshihen nga zjarri disa vetura dhe një motoçikletë në Prishtinë, rasti po hetohet

Disa vetura dhe një motoçikletë janë përfshirë nga zjarri në një garazhë të dielën në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

“Prishtinë / 11.10.2026 – 00:44. Pas pranimit të informatës për një zjarr, njësitë relevante në vendin e ngjarjes kanë vërejtur zjarrin duke ardhur nga një garazhe e një banese.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa vetura dhe një motoçikletë. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë”, thuhet në raport.

Të Ngjashme