Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Kam bërë boll s*ks, ndaj…”- P*rnostarja e njohur bëhet pjesë e “Big Brother Vip”! Dyshimet se e kishte fëmijën me kengëtarin e famshëm shqiptar

Pornostarja e njohur Alby Rydes është bërë pjesë e spektaklit “Big Brother Vip Kosova” mbrëmjen e së premtes.

Ajo u shfaq në klipin prezantues e veshur me të brendshme të zeza dhe geta me rrjeta, teksa bënte lëvizje provokuese.

Gjithashtu në një moment, pornostarja mban pranga në duar.

“Kam qenë aktore e filmave për të rritur”, shprehet ajo, teksa shton: “Do ja lejoja seksin, që të më heqin mua nga qafa se kam bërë boll.”Alby Rydes zbuloi se është “single si një dollar’ ndërsa zbuloi se është nënë e një vajze 4-vjeçare e gjysmë, e cila i ka dhënë porosi të fitojë BBVK që të blejnë një shtëpi.

“Jam single si një dollar, edhe ai që single nuk është më single se unë. Vajza ime është vetëm 4-vjeçe gjysmë dhe është e zgjuar, më tha shko fitoje dhe hajde që të më blesh një shtëpi”, tha ajo.Alby Rydes ka mbërritur në Kosovë disa ditë në parë dhe ka qenë reperi i njohur shqiptar, Don Xhon që ka postuar një video me të në InstaStory.

“Jam shoferi yt sot”,- ka shkruar reperi.Alby jeton në Miami Florida prej vitesh ku është përfshirë në industrinë e seksit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Origjina e saj është e përzier, shqiptaro-kubaneze dhe ka filluar performancat e saj në filmat hard në vitin 2013.

Rydes ka tatto të ndryshme në trup, si mbante piercing në gjoks. Por ajo hoqi dorë nga roli i aktores në filmat me pullë të kuqe, për t’iu dedikuar familjes së saj.

Në vitin 2018, ajo zbuloi se do të bëhej nënë për herë të parë, teksa publikoi foto ku tregonte barkun e rrumbullakosur në javën në javën e 33 të shtatzënisë.33-vjeçarja publikon shpesh foto erotike dhe provokuese në profilin e saj në Instagram, ku ka ekspozon pjesët e saj intime.

Ajo si një nga femrat më të nxehta të kësaj industrie dhe e veçanta e saj është se në çdo pjesë të trupit ka të realizuar nga një tatto, madje edhe në pjesët intime, ku jo çdokush e ka guximin ta bëjë.

Në një intervistë të realizuar nga mediat e huaja, Alby është pyetur se çfarë shijon më shumë gjatë realizimit të skenave pornografike.

Në bisedën pa asnjë kompleks, Alby ka pranuar se më shumë shijon skenat me femra: “Më pëlqejnë shumë skenat që realizoj me femra, aksionet lezbo më ndezin fare, edhe pse për mua nuk janë më pak të rëndësishme ato me meshkuj’’.

Misteri i lidhjes së Flori Mumajesit me pornostaren

Pas lajmit të shtatzënisë, Alby Rydes u përfol se ishte në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin, madje fëmija që ajo priste ishte i kantatutorit.

“Gazeta Express” botoi lajmin “ekskluziv” me titullin “Flori Mumajesi po bëhet baba, ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij”, për t’u pasuar nga të tjera media.

Sipas tyre, Flori Mumajesit po i ndodhte e njëjta gjë si reperit Drake, i cili po ashtu u bë baba për herë të parë nga marrëdhënia me një pornostare. Emisioni “SevenBizz” zbuloi nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, Alby Rydes, po priste fëmijën e kantautorit të njohur.

Ndërkohë, benzinë zjarrit i ka hedhur artisti i njohur me emrin Loco. Me anë të një postimi, ai ka uruar Albyn për këtë shtatzëni, duke i shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat, po a s’pate mashkull ma t’mirë me gjet veç Flori Mumajesit me ta fry barkun a?”.