Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Kam gjithë jetën që nuk dal për një kafe. Dua të krijoj një familje’! Gruaja nga Rrogozhina tregon izolimin që ka me botën

“Shqipëria Live” ka udhëtuar drejt Fshatit Mushnik të Rrogozhinës. Një fshat aq sa i njohur në media për faktin që ka shumë djem dhe vajza të pa martuar aq edhe me proble matika të shumta sociale.

Në Mushnik jeton Gjyle Sokoli, një grua rreth të 40 që mbart një histori të veçantë. Ajo ka zbuluar detaje nga jeta e saj dhe të kaluarën e saj.

Gjyle është një vajzë që është rritur në fshat, mes vësht irësive ekonomike dhe dijes së madhe për të vazhduar shkollën. 40-vjeçarja ka realizuar vetëm shkollën 8 vjeçare dhe jeta e saj ka qenë e mbyllur në 4 muret e shtëpisë me punët e fshatit.

Gjyle nuk është martuar asnjëherë, madje nuk ka takuar asnjë djalë për të pirë kafe. Ajo tregoi gjithashtu se nuk ka miq, pasi shoqet e saj janë martuar me kohë dhe nuk ka kontakt me to.

Ajo jeton me nënën, vëllain, kunatën dhe mbesën e sëm.urë me epi.lepsi. Ajo merret me punët e fshatit dhe jeta e saj është ndryshe. Gjyle ka një telefon të thjeshtë modest dhe nuk ka internet, sa që jeta e Tiranës i duket e largët.