Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kam punuar si e*kortë”/ Rrëfehet ish-banorja e “BBV”: Vuajta shumë, s’ka qenë e lehtë të shisja veten! Më duheshin para për të ndërruar gjininë

Transgjinorja Edona James ishte një ndër banoret e “Big Brother VIP Kosova” më të komentuara në median rozë, për shkak të deklaratave të bujshme për jetën e saj dhe natyrës pa komplekse.

Teksa së fundmi ishte e ftuar në “Radio Dukagjini”, ku ka folur për eksperiencën e saj “BBVK” dhe jetën e saj personale.

Mes lotësh ish-banorja tha se nëse do të kishte qëndruar në Kosovë, do të kishte mbytur veten sepse njerëzit nuk do ta kishin pranuar.

“Unë besoj se nëse do të kisha qenë në Kosovë nuk do të kisha qenë më gjallë, do të kisha mbytur veten. Unë e kam ndërruar gjininë se e kam ditur se çfarë jam. Nuk ka qenë shumë e lehtë, kam vuajtur dhe kam pasur shumë dhimbje”, tha ajo.

Ajo tregoi se ka bërë çdo gjë për të realizuar ëndrrën e saj, megjithëse e penduar Edona tha se nuk kishte zgjedhje tjetër që të mblidhte shumën e parave që i duhej për të bërë këto ndërhyrje.

“E kam bërë ëndrrën time, edhe punë të këqija. Eskortë kam qenë. Ajo ka qenë më e rënda në jetën time. Se kam vuajtur shumë, nuk ka qenë e lehtë me e shitur veten. Me të prek dikush kur nuk e do. E kam bërë, se ky operacion më kështu, kushtonte shumë. E kam bërë për para. Sot nuk e bëj, edhe me qenë i varfër. Sot më mirë flej në bodrum, se e bëj atë punë. E kam bërë për ëndrrën time, operacioni ka kushtuar 100 mijë euro. Si mund t’i bësh gjithë ato para”- tregoi Edona