Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamberi publikon muralet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” thotë se në Serbi po nxitet luftë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka publikuar një mural në Serbi ku shkruhet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Kamberi thotë se murale të tjera përveç Beogradit ka edhe në qytete të tjera serbe.

“Në Beograd, simbolikisht ky mural është vendosur në objektin e gjeneralshtabit të ushtrisë së Serbisë (të bombarduar gjatë 1999), ndërkohë që murale të ngjashme shihen edhe në Bosnje e Mal të Zi”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Tutje Kamberi ka shkruar se Vuçiq po kërcënon paqen në Ballkanin e brishtë, teksa në anën tjetër po akuzon tjerët se janë luftënxitës.

“Nuk ka veprim më luftënxitës se parulla për “kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”. Kërkojnë kthimin e ushtrisë në territorin në të cilina gjatë periudhës 1998 – 1999 ka kryer krime të rënda lufte, masakra dhe krime kundër njerzimit dhe nga i cili janë larguar pas kapitullimit në luftë”, ka shkruar Kamberi.