Lajme

“Kanë me ul kokën LDK-ja”, Viktor Buzhala: Rezultati zgjedhor do ta detyrojë LDK-në të takohet me Vetëvendosjen

Komentatori politik Viktor Buzhala ka deklaruar se zhvillimet politike paszgjedhore do të ndikojnë drejtpërdrejt në afrimin e partive politike, veçanërisht të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, rezultati zgjedhor do t’i detyrojë subjektet politike të bashkëpunojnë, pavarësisht dallimeve politike.

“I detyron me u taku rezultati politik, rezultati i zgjedhjeve i detyron me u taku LDK-në me Vetëvendosjen,” ka thënë Buzhala.

Ai shtoi se, sipas tij, LDK-ja mund të ndryshojë qasje nëse nuk arrin përmirësim elektoral.

“Kur ta shohin LDK-ja se nuk kanë me pas rritje hiç, kanë me ul kokën,” u shpreh ai.

Të Ngjashme