Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kaos ka mu bo ky vend”, paralajmërimi i Rron Gjinovcit pas publikimit të videove se çka është gjetur në vilën e Radojçiqit

 
   

Policia e Kosovës pas sulmit terrorist të 24 shtatorit kishte bastisur banesat e ish- nënkryetarit të Listës Serbe dhe organizatorit të sulmit, Milan Radojçiqit.

Përmes një njoftimi zyrtar autoritetet e Kosovës bëjnë me dije se pas realizimit të kontrolleve në pronat që rezultojnë të jenë në pronësi të Radojçiqit dhe bashkëshortes së tij kanë gjetur dhe sekuestruar: dy automjete tip “ Mercedes”, 4.48 kg argjend, 2 motorë 4X4, 1 barkë-anije, 7 D Pas realizimit të urdhër kontrollit, në cilësi të provave materiale, në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar: 2 automjete të tipit ‘mercedes’, argjend 4.84 kg, 2 motorë 4X4, 1 barkë-anije, 7 DVR, 2 pllaka antiplumb me dy mbrojtës, 3 thika, 2 rutera, 2 çelësa të veturave, 5 gëzhoja, 1 dron, 5 USB, 1 kamera GoPro- SSD, 1 video kamerë me kartelë, 1 shënjestër optike, 1 spraj, 7 telefona celularëVR, 2 pllaka antiplumb me dy mbrojtës, 1 kamera GoPro- SSD dhe shumë pajisje të tjera.

Pos gjërave të përmendura, policia kishte gjetur edhe shumë dokumente, dokumente këto që sipas raportimeve në media tregojnë për bashkëpunëtorët e Radojçiqit me shqiptarë.

Bashkëpunëtorët dhe videot priten të publikohen, ndërsa analisti Rron Gjinovci tashmë ka “paralajmëruar” se vendi do të bëhet kaos nga videot.

Gjinovci përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur “a thu sa veta, politikanë e figura publike do të dalin se kanë qenë në shtëpinë e Radoiçiqit.

Shkrimi i plotë:

Isha tu menu a thu sa veta, politikanë e figura publike kanë me dalë që jon konë në shpi te Radoiçiçi kur t’i publikon Xhelali videot që i ka sekuestru policia? Kaos ka mu bo ky ven. Hajr ishalla!