Lajme

Procesi i Brdo-Brijuni, Shiroka-Pula takon Pirc Musar: Procesi i integrimit në BE të bazohet në merita

Orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur dhe vendi është plotësisht i përkushtuar ndaj agjendës evropiane.

Kështu deklaroi sot presidentja Justina Shiroka-Pula gjatë një takimi sot me homologen e saj sllovene Natasha Pirc Musar, në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Presidentja Shiroka-Pula vlerësoi rëndësinë e Procesit Brdo–Brijuni, në mbështetje të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ajo nënvizoi rëndësinë që procesi i integrimit në BE të bazohet në merita dhe të vlerësojë progresin dhe reformat e secilit vend.

“Krahas përshpejtimit të reformave dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe synim kryesor në fushën e sigurisë”.

Në takim u diskutuan mbi thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kosovë-Slloveni veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, si dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare.

Kujtojmë, Kosova është pjesë e procesit Brdo-Brijuni që nga viti 2013, transmeton KosovaPress.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë diplomatike vjetore që bashkon liderët e Ballkanit Perëndimor me Slloveninë dhe Kroacinë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në Bashkimin Evropian.

Të Ngjashme