Lajme

Me diplomë në dorë, por pa punë në profesion – A po e humbin të rinjtë besimin te shkollimi?

Vite studimi, provime, shpenzime dhe sakrifica familjare, për të përfunduar me një diplomë që nuk garanton një vend pune në profesion.

Përballja me tregun e punës pas diplomimit mund të jetë një nga sfidat më të mëdha për të rinjtë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kërkesat për përvojë pune edhe në pozitat fillestare, pagat e ulëta dhe mospërputhja ndërmjet shkollimit dhe nevojave të tregut janë disa nga pengesat me të cilat mund të përballen të diplomuarit.

Për disa, zgjidhja mbetet punësimi jashtë profesionit, ndërsa për të tjerët largimi nga vendi.

Një i diplomuar në juridik, ekonomi apo inxhinieri mund të përfundojë duke punuar në një sektor krejtësisht tjetër, jo për shkak të mungesës së ambicies, por të mundësive të kufizuara.

Ndërkohë, familjet që kanë investuar për vite në shkollimin e fëmijëve përballen me një realitet që nuk përputhet gjithmonë me pritshmëritë e tyre.

Kjo situatë ngre pikëpyetje edhe për përgjegjësinë e institucioneve arsimore dhe politikave të punësimit.

A po i përgatit Kosova të rinjtë për tregun e punës apo thjesht po i pajis me diploma?

Të Ngjashme