Aktuale

Kapërceu stallat dhe u fsheh në shkurre, ndjekje si në filma e shqiptarit të kërkuar për grabitje në Greqi! Banesa e kthyer në depo armatimi

Autoritetet greke arrestuan një 41-vjeçar shqiptar në zonën e Aghios Ioannis Riganas, në Agrinio, pasi akuzohej për grabitje dhe armë, ndërsa jetonte ilegalisht në vend dhe pa dokumente të ligjshme.

Pas një ndjekjeje si në filma, autoritetet vunë në pranga të dyshuarin, ndaj të cilit kishte një urdhër arresti të miratuar nga Gjykata e Selanikut.

Ai u arrestua nga oficerë policie të Departamentit të Narkotikëve të Nëndrejtorisë së Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit të Agrinio, të cilët e ndoqën atë nëpër ullishtat e zonës.

Sipas raportimit nga “Agriniopress”, dje pasdite, në kuadër të veriifkimit të të dhënave për lokacionin, policia e gjeti shqiptarin jashtë shtëpisë së tij dhe u përpoq ta kontrollonte atë. Por ai u përpoq të arratisej në këmbë, përmes tokës bujqësore, duke kërcyer nga stallat dhe futur në zonën e ullishtave e më pas në shkurre.

41-vjeçari, duke vënë re lëvizjet e Policisë, u përpoq të arratisej në këmbë, përmes tokave bujqësore. Megjithatë, ai nuk ia doli të shpëtonte, megjithëse i rezistoi arrestimit, duke i shtyrë oficerët e policisë me duar dhe këmbë, informon “Protothema”.

Njëkohësisht, ndaj të akuzuarit u ngrit një padi për shkelje të legjislacionit për armët, dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë dhe qëndrim të paligjshëm në vend.

Në një kontroll të kryer në shtëpinë e të pandehurit, policia gjeti dhe konfiskoi një pushkë gjahu, me tytë të prerë dhe, një tjetër qytë të prerë, si dhe një thikë.

I arrestuari do të çohet në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Aitoloakarnanias, ndërsa atij i mungonin dokumente të ligjshme për qëndrimin e tij në Greqi.

Të Ngjashme