Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Karrige e tym nga gazi lotsjellës, sërish kaos në Kuvendin e Shqipërisë

Deputetët e opozitës në Shqipëri, kanë bllokuar sërish me karrige foltoren e sallës së seancave plenare të Parlamentit, duke shkaktuar kaos edhe me gazlotsjellës.

Pikërisht për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla komunikoi përjashtimin e deputetit të PD Saimir Korreshi.

“Ju përjashtoj, lironi sallën zoti Korreshi. Garda ju lutem hiqni flakadanët!”, tha Nikolla.

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet live në faqen e tij në Facebook, ndërsa ndodhet brenda godinës së Kuvendit.

Edi Rama nuk mund të pranojë komisionin parlamentar të investitorit strategjik. Këmbanat bien për ju, më dëgjoni, kjo është situata në parlament, prapa këtij grumbulli të shihni rrënojën e vërtetë”, tha ai./TCH