Analisti politik Afrim Kasolli ka ngritur dilema rreth zhvillimeve politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke pyetur nëse Kuvendi i Kosovës mund të shpërndahet menjëherë pas konstituimit.
Përmes një postimi, Kasolli tha se fillimisht duhet të votohet Presidenti i ri dhe më pas Qeveria, duke iu referuar precedentit parlamentar të vitit 2011, kur Kuvendi zgjodhi fillimisht presidentin e atëhershëm Behgjet Pacolli dhe më pas Qeverinë Thaçi 2.
Sipas tij, nëse nuk arrihet një marrëveshje politike për këtë çështje, ekziston mundësia që Kuvendi të shpërndahet pak ditë pas konstituimit dhe vendi të shkojë sërish në zgjedhje të reja parlamentare.
Postimi i plotë:
A do te shpërndahet Kuvendi i Kosovës ditën qe do te konstituohet?
Sot qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive te votimit per here te trete brenda 16 muajeve. Keto zgjedhje të jashtëzakonshme u imponuan për shkak te deshtimit te Kuvendit te Kosoves per ta zgjedhur Presidentin e ri, pas skadimit te mandatit te Presidentes Vjosa Osmani.
Megjithatë, dilema mbetet se pas konstitumit te Kuvendit a duhet te votohet fillimisht Qeveria e re, apo Presidenti.
Sidoqoftë, precedenti procuderal parlamentar per kete agjende tashmë ekziston.
Me 22 shkurt te vitit 2011 Kuvendi i Kosovës fillimisht e kishte zgjedhur Presidentin, atëbotë Behgjet Pacolli, ( tjetër teme eshte fakti qe me pastaj Gjykata Kushtetuese e kishte konstatuar si jo kushtetuese ate votim) dhe pas plotësimit të kesaj detyre ishte votuar Qeveria Thaçi 2. Sic dihet edhe ne atë kohe pozita e Presidentit drejtohej me Ushtrues Detyre. Këtë funksion e pat ushtruar Jakup Krasniqi.
Pra, sipas kësaj renditje pas konstituminit te Kuvendit të zgjedhjeve të 7 qershorit ne rend dite fillimisht duhet te jete votimi per Presidentin dhe mëpastaj Qeverine.
Ne këtë kontekst, nese nuk ka zgjidhje politike per këtë temë eshte i mundur skenari qe pak dite pasi te konstituohet Kuvendi, “pa humbur kohe” te shpërndahet. Dhe vendi te shkoje me automatizëm ne zgjedhje te reja parlamentare si dhe te drejtohet nga Qeveria ne detyrë.
