Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kastrati-Kurtit: Lëri rehat Ramën e Thaçin, merru me çështje të sigurisë

 
   

“Edi Rama nuk ka konflikt me Albin Kurti, por Albin Kurti ka konflikt me krejt botën”, deklaroi kështu, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati.

Sa i përket raporteve Kurti-Rama, deputeti i PDK-së, i bëri thirrje kryeministrit të fokusohet në çështje të mbrojtjes, duke përfshirë këtu takimet bilaterale me vendet mike të Kosovës.

“Patjetër që Kurti duhet të merret me çështje të sigurisë, madje këto janë bërë prioritet. Meqenëse këto janë bërë prioritet, duhet t’i lë Edi Ramën e Hashim Thaçin rehat. Duhet të shkojë të bëjë pakte bilaterale për çështje të mbrojtjes. Kurti është dashur t’i hipë aeroplanit dhe t’i bëjë së paku 15 takime bilaterale, si me ShBA-në, si me Londrën, si me Berlinin, si me Romën, etj. Së paku për ta diskutuar çështjen e pesë mosnjohjeve dhe t’i bindë ata që situata është tepër e rrezikshme në aspektin e sigurisë. Po ashtu, t’i shikojnë mundësitë për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe dhe për anëtarësimin në NATO. Por, siç thotë populli, po bëjnë “ve në Prishtinë”, Kurti dhe ministrat e tij”, deklaroi Kastrati.

Ndërkaq, i pyetur se a do jetë i vështirë kthimi në dialog pas datës së 24 shtatorit, Kastrati vlerësoi që do të jetë e pamundur për Kosovën të bëjë zgjidhje vetë pa partnerët ndërkombëtarë.