Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Katër shenjat e Horoskopit që mund të ndahen këtë javë

Vera përfundon dhe ia lë vendin vjeshtës , duke sjellë me vete shumë ndryshime në jetën e disa shenjave të zodiakut, veçanërisht në ato emocionale.

Fundi i sezonit përkon me lëvizjen e Diellit në anën e kundërt të Neptunit dhe kjo do të thotë se ka ndryshime të papritura në 4 shenja. Nëse ata janë në një lidhje dhe nuk funksionon, është koha të vazhdoni dhe ta lini atë pas.

Padyshim që java nuk do jetë e lehtë, por do t’i ndihmojë shenjat e mëposhtme të kuptojnë më lehtë se disa lidhje kanë arritur në fund. Nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme të horoskopit, mos u shqetësoni për ndarjen këto ditë, por e kuptoni që yjet kanë ardhur për t’ju vënë pengesa.

Ju mund të mos dëshironi ta pranoni, por diçka nuk është në rregull kohët e fundit, diçka është bllokuar dhe marrëdhënia me siguri do të marrë fund.

Shenjat e Horoskopit që mund të ndahen këto ditë:

Virgjëresha

Është java e duhur për ta vendosur marrëdhënien tuaj në mikroskop dhe për të parë se çfarë perspektive ka. Do rishikoni, do mendoni nëse ju përshtatet dhe nëse situata nuk po ecën përpara, do të merrni vendimin për t’i dhënë fund.

Peshorja

Yjet thonë se nëse ju ka humbur dashuria për personin me të cilin jeni në një lidhje, atëherë do të vendosni të ndaheni. Nuk do mendoni të jepni një shans të dytë ndërkohë që ka mundësi që shumë shpejt të bëni një fillim të ri.

Akrepi

Jeni në një lidhje që që në fillim e dinit se do të përfundonte shpejt. Pra, nëse i gjithë interesi ka humbur, është koha e duhur për të thënë lamtumirë dhe për të ripërcaktuar vlerat dhe atë që dëshironi vërtet nga partneri juaj i ri.

Peshqit

Periudha ju bën të mendoni më mirë për gjërat, të vini në kontakt me ndjenjat tuaja dhe gjithashtu të lini pas një marrëdhënie që tashmë ka përfunduar. Deri në fund të javës ka mundësi që t’ia keni bërë të ditur partnerit./abcnews.al