Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kearns kërkon që pas Britanisë edhe vendet tjera të sanksionojnë Dodikun

Deputetja Britanike Alicia Kearns ka bërë thirrje që edhe vendet tjera të veprojnë pas vendimit që Britania e Madhe ka marrë për t’i vënë sanksione Milorad Dodik, kryetar i etnitetit të Republikës Serpsak në Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo përmes një postimi në Twitter poashtu ka kërkuar që Britania e Madhe t’i bashkohet forcave të EUFOR-it në Bosnjë për të ndaluar qëllimet e Beogradit.

Dodik ka paralajmëruar se do të vendosë postblloqe për të ndarë etnitetet në Bosnjë dhe mbajtjen e një referendumi gjatë këtij viti për pavarësi./teve1.info/