Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Keisi feston ditëlindjen, vetëm 2 ish banor të BBV ftoi

Keisi Medini ka festuar mbrëmë 23 vjetorin. Bukuroshja, e cila ishte banore e Big Brother VIP në edicionin e dytë, e festoi ditëlindjen në shoqërinë e miqve të saj më të mirë. Nga ish-banorët e Big Brother VIP, Keisi mesa duket ruan miqësi vetëm me dy prej tyre.

Ronaldo Sharka dhe Antoneta Koçi ishin të ftuar në ditëlindjen e Keisit dhe me ta këngëtarja publikoi edhe foto.

Keisi mori një urim të veçantë edhe nga i ati, Sabiani.

“Sot do marrësh miliona urime por babi të uron dhe kujdeset për ty çdo ditë. Nuk mjafton një ditëlindje për të kujtuar vlerën tënde në jetën time. Se jo vetëm ti por tashmë e gjithë bota e di se ti je drita e syve të mi. Falenderoj zotin në çdo moment që kam fatin të jem babi yt Keisi Medini“, shkroi Sabiani.