Lajme

Këmbësorja goditet nga vetura, do të dërgohet jashtë vendit për trajtim

Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një vozitës derisa po e kalonte rrugën.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur pak pas mesnatës të së shtunës në Mitrovicë të Veriut.

Si pasojë e aksidentit, viktima do të transferohet jashtë vendit për trajtim tutje, ndërsa ndihmën e parë siç ka njoftuar Policia e Kosovës, e ka marrë në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut.

“I dyshuari derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka goditur këmbësoren, e cila ka qenë duke e kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore e cila ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në spitalin rajonal Mitrovicë Veri dhe sipas mjekut lëndimet janë të rënda dhe do të transferohet jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Të Ngjashme