Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kemi pasur shumë sukses me aksionin”, gazetari i njohur zbardh detaje të reja nga mbledhja me dyer të mbyllura: Berisha është shprehur se Bardhi nuk duhet të përjashtohet, por…

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD, një ditë më parë. Gjatë fjalës së tij Gazment Bardhi u shpreh se dy temat që do të diskutohen ishin ajo për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, dhe së dyti aksioni i opozitës.

Ndërkohë Sali Berisha është shprehur se deri më tani kanë arritur shumë me aksionin, por duhet të bëjnë kujdes me përjashtimet, dhe se Bardhi nuk duhet të përjashtohet. Po ashtu gjatë fjalës së tij, Berisha ndalet tek çështja e tij me drejtësinë, teksa thotë se gjyqtarja Irena Gjoka ka gënjyer për vettingun dhe se, ai do të vazhdojë t’i bëjë gjyq publik Edi Ramës.

Pjesë nga diskutimet në mbledhje:

Gazment Bardhi: Propozoj dy çështje për të diskutuar në mbledhjen e sotme. E para lidhet me çështjen e marrëveshjes së emigrantëve dhe tjera për aksionin opozitar. Së pari, mendoj se bazuar në analizën e ekspertëve, propozoj që marrëveshja të dërgohet para ratifikimit në Gjykatën Kushtetuese. Unë besoj se opozita e ka për detyrë të mbrojë interesin publik. Megjithatë jam i hapur për të dëgjuar vlerësimin e secilit koleg. Sa i takon aksionit opozitar besoj se qëndresa jonë i shërben interesit të qytetarëve dhe ajo duhet të vijojë edhe më fuqishëm.

Sali Berisha: Dua të falenderoj të gjithë deputetët e opozitës. Kemi pas shumë sukses në aksionin tonë në Parlament. Kemi arritur që lajmi të bëj jehonë në shumë media ndërkombëtar. Për vazhdimin e aksionit, duhet të bëjmë kujdes më përjashtimet. Bardhi nuk duhet të përjashtohet në seancën e radhës. Dua t’ju informoj për procesin tim. Gjyqtarja ka gënjyer në vetting, që nuk është shkarkuar nga unë në vitin 1996. Unë do të vazhdoj t’I bëj gjyq publik Edi Ramës për aferat dhe korrupsionin e tij dhe familjarëve të tij.