Përfaqësuesi i VV-së, Ilir Kërçeli ka komentuar dhunën që është bërë ndaj kryetarit të VV-së, Hysni Mehani në Skenderaj.
Kërçeli gjatë emisionit tha se për këtë ngjarje nuk ka reaguar Vjosa Osmani e cila në të kaluarën kërkonte unitet.
“Nuk është deklaruar ish presidentja Osmani në lidhje me këtë ngjarje, as kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani kërkonte mandat për unitet nuk guxoi asnjë fjalë me qitë për dhunën në Skenderaj”, tha ai.
