Lajme

“Kërcënim direkt nga Kremlini dhe Daçiqi”, Ramadani reagon pas deklaratës së Zaharovës për Kosovën

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka publikuar një video nga takimi i Ivica Daçiqit me zyrtaren ruse Maria Zaharova, duke e cilësuar mesazhin e saj për Kosovën si kërcënim të drejtpërdrejtë.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Ramadani ka thënë se deklarata e Zaharovës, e cila pretendon se Kosova është Serbi, nuk duhet të trajtohet si shaka, por si një mesazh që kërkon reagim të ashpër.

Deputeti ka rikujtuar gjithashtu të kaluarën politike të Ivica Daçiqit, duke theksuar se ai kishte qenë zëdhënës i regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Postim i plotë:

Kërcënim direkt nga Kremlini dhe Daçiqi.

Nuk është asgjë më pak se kërcënim direkt kjo fjali, kjo video, ky mesazh nga Maria Zaharova e Kremlinit dhe Ivicia Daçiq nga Serbia.

“Dua t’ju them atë që ma thonë shumë miq serb: Kosova është Serbi!”, thotë Zaharova e Vladimir Putinit, gjakatarit të kohës së sotme.

Ky trashalluq i vogël dhe i rrumbullakët, ka qenë zëdhënësi i Millosheviqit.

Kosova dhe të gjithë miqtë tanë duhet të reagojmë ashpër. Kjo nuk është shaka, është kërcënim i hapur.

Të Ngjashme