Tre shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Austri për grabitjen e 1.5 milionë eurove.
Sipas mediave të huaja, dy prej të dënuarve janë me origjinë nga Kosova. Mësohet se njëri prej tyre, 58 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për dy tentativa vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, dy shqiptarët nga Kosova janë dënuar me nga katër vite burg, vendime që tashmë kanë marrë formë të prerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, në banesën e një çifti në Amstetten. Autorët kishin shkuar atje me bindjen se në shtëpi ndodheshin paratë, por shuma nuk ishte aty. Në banesë ndodhej një e moshuar, fakt ky që i befasoi grabitësit.
NEWS Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, betonieria bie nga lartësia dhe zë poshtë një automjet (Foto)Pavarësisht kësaj, ata vijuan planin. Njëri prej tyre mbajti nën kontroll gruan, ndërsa dy të tjerët kontrolluan banesën për të gjetur paratë dhe sende me vlerë. Plani i grabitjes u ndërpre nga zilja e derës, pasi në banesë mbërritën dy policë.
Njëri prej autorëve u përfshi në një shkëmbim zjarri me efektivët. Ai pretendoi se kishte qëlluar vetëm në ajër, por gjurmët e barutit dhe një vrimë plumbi në një pemë treguan, se arma ishte drejtuar në drejtim të policëve.
58-vjeçari u arrestua bashkë me bashkëpunëtorin ndërsa i treti arriti të largohej. Por, policia e arrestoi atë pas tri ditësh. Gjatë arrestimit, në çantën sportive të tij policia gjeti radio komunikimi, shirit ngjitës dhe targa automjetesh.
NEWS Pse nuk u dha shpërblim për atentatin në Rinas?” Karamuço hedh një pistë të re për vrasjen e Gilmando DanitProkuroria i konsideroi këto sende si dëshmi se grabitja ishte planifikuar me kujdes. Sipas akuzës, shiriti ngjitës mund të përdorej për të lidhur personat që do të ndodheshin në banesë.
Gjatë seancave gjyqësore, të tre të pandehurit pranuan akuzat për grabitje.
Megjithatë, avokatët mbrojtës argumentuan se klientët e tyre nuk kishin pasur qëllim të ushtronin dhunë ndaj pensionistes. Sipas mbrojtjes, pistoleta që kishte me vete njëri prej tyre nuk ishte e mbushur dhe grabitësit u larguan duarbosh, pasi nuk arritën të merrnin paratë.
NEWS Automjete të blinduara dhe mjete taktike – BE miraton paketën e tretë ushtarake për ShqipërinëGjatë grabitjes, pensionistja ishte kërcënuar me një levë hekuri dhe lidhëse plastike. Pas ngjarjes, ajo ka vuajtur pasoja të rënda psikologjike, përfshirë çrregullimin e stresit post-traumatik. Si pasojë, gjykata vendosi t’i akordojë pronares së banesës 7,050 euro dëmshpërblim.
Ndërsa, dy policët ndaj të cilëve ishte qëlluar do të marrin nga 5,000 euro secili për pasojat dhe ngarkesën psikologjike të shkaktuar nga incidenti. Po ashtu, për pagesën e dëmshpërblimeve do të përdoren edhe paratë e sekuestruara nga tre shqiptarët, në shumën totale prej 8,500 eurosh.
