Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas kërkesës për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Ai e ka cilësuar Gërvallën si “grua të ndershme” dhe aktiviste të palodhur në zbardhjen e vrasjeve të dyshimta politike gjatë dhe pas luftës.
Gjinovci ka thënë se kërkesat për largimin e saj nga postet janë “të kota”.
Postimi i plotë:
Donika Gërvalla osht nji gru e ndershme, nji aktiviste e palodhur në punën e saj disa dekadëshe për zbardhjen e vrasjeve të dyshimta politike të luftës e të pasluftës. Nji politikane konsistente e cila nuk i ka mshef e ndërru bindjet e veta. Kështu që kërkesat për heqjen e saj nga postet që i mban janë të kota. Kaq.
