Salla e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës të hënën u mbush plot. Por aty nuk u ulën deputetët por bashkatdhetarët, në aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Të gjithë patën kritikën dhe kërkesën e njëjtë për klasën politike. “Nuk ka pas nevojë, e panevojshme të bëhet një bllokadë e tillë kur të gjithë jemi shqiptar, të merremi vesh ndërmjet vete dhe ta kem një shtet me të cilin do të krenohet e gjithë Evropa dhe gjithë vendet tjera”’, tha Selatin Tahiri, mërgimtar.
“Kam qenë përpara një herë, na erdhëm prej Turqisë, prej Ankarasë, falënderoj Haxhiun, na kemi dashtë historinë tonë me ia tregu fëmijëve””, tha Sardall Vardall, mërgimtar.
E për t`u uruar mirëseardhje, aty ishte kryetarja e Kuvendit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila vlerësoi rolin dhe rëndësinë që mërgata ka për Kosovën.
“E di që shumë prej juve në rrethana të vështira politike, ekonomike e të tjera si këto jeni largu nga Kosova por nuk besoj që ka ndonjë vend tjetër si Kosova që mërgata është aq e lidhur me atdheun”, tha Albulena Haxhiu, ud.presidente e Kosovës.
Sikurse çdo vit, edhe kësaj radhe Kuvendi i Kosovës do të jetë i hapur për mërgimtarët deri të mërkurën, më 12 gusht, nga ora 12:00 deri në 16:00
