Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kërset kallashi në Prishtinë, plagoset një person në diskotekën “Lit”

Të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një person ka mbetur i plagosur tek diskoteka “Lit” që ndodhet në dalje të Prishtinës, tek rrethi në drejtimin për Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04-00 të mëngjesit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Related posts
Lajme

Borelli i bën thirrje Serbisë ta tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën

Lajme

Kurti: Zotimi i njëanshëm i pararendësit tim s’e lejon FSK-në në veri, por kufiri duhet të ruhet

Lajme

Parashikimi i Berishës: Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin

Lajme

Mobilizimi ushtarak serb afër kufirit me Kosovën, reagon edhe ambasadori amerikan