Në 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtari i këtij subjekti, Enver Hoxhaj duke uruar partinë i ka kujtuar ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Deputeti Hoxhaj, ka shkruar që UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit.
Sipas tij, kjo histori është jetuar dhe nuk e rishkruan asnjë gjykatë.
“Sot, mendjen dhe urimin e kam edhe në Hagë, te Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Me ta kemi punuar për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të njohur në botë. Jam krenar për rrugën që kemi bërë bashkë dhe qëndroj pranë tyre me të njëjtën bindje. UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit. Këtë histori e kemi jetuar dhe nuk e rishkruan asnjë gjykatë! Gëzuar ditëlindjen, PDK! Rroftë Kosova! #PDK”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka heksuar që për të kjo ditë lidhet me njerëz me të cilët ka ndarë përgjegjësi, beteja politike dhe besimin se Kosova do të bëhet shtet. “Me bashkëpunëtorë e miq, me aktivistë që nuk u lodhën kurrë dhe me familje që na besuan edhe në ditët më të vështira. Urime secilit prej jush!”, ka përfunduar ai.
