Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të punonjësit policor Afrim Syla.
Përmes një telegrami ngushëllimi, sindikata u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.
Në mesazhin e saj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Afrim Sylës në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare.
“I paharruar qoftë kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.
