Aktuale

Këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Lushnje

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave, Florie Xhepa, 53 vjeçe, dhe Mirela Hasko, 50 vjeç. Dy motrat humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur më 13 gusht në fshatin Delisufaj të Lushnjës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit, kur automjeti me të cilin udhëtonin dy motrat, në dalje të fshatit Delisufaj, doli nga ura dhe përfundoi në kanalin vaditës, ndërsa mungesa e barrierave mbrojtëse në urë e ka bërë atë një pikë të rrezikshme për qarkullimin.

NEWS  Goditja e SPAK ndaj grupit që trafikoi 50 tonë kokainë/ Zbulohet fotoja e “Fantazmës së drogës”, Armando Pacani!Dy gratë nuk mundën të dilnin nga automjeti dhe humbën jetën si pasojë e mbytjes, ndërsa trupat e tyre u nxorën nga vendngjarja dhe u transportuan drejt morgut të Lushnjës.

Familja Xhepa, e cila më herët ka banuar në Langhirano të Italisë dhe aktualisht jeton në Casalmaggiore, në provincën e Cremonës, ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit të Flories do të zhvillohet në Itali në ditët e ardhshme, ndërsa pas saj mbetet një familje e pikëlluar dhe dy fëmijët e saj, Marigleni, 28 vjeç, dhe Saba, 24 vjeçe, të cilët përballen me humbjen e nënës së tyre.

NEWS  Skandali i Porto-Romanos/ Qeveria përplaset me NATO dhe BE, ekspertët paralajmërojnë katastrofën:Tenderimi bie ndesh…

Të Ngjashme