Lajme

KFOR-i pajis zjarrfikësit e Junikut me pajisje shpëtimi

Ushtarët e Ekipit të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC) në kuadër të Komandës Rajonale-Perëndim të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë dhuruar pajisje zjarrfikëse dhe shpëtimi për stacionin e zjarrfikësve në Komunën e Junikut.

Sipas njoftimit, donacioni synon forcimin e kapaciteteve operacionale të njësisë zjarrfikëse dhe përmirësimin e reagimit ndaj emergjencave të zjarrit dhe rasteve të tjera të shpëtimit.

KFOR-i theksoi se iniciativa të tilla dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm për bashkëpunim me partnerët vendorë në funksion të garantimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, në mënyrë transparente dhe të paanshme.

Njoftimi:

Ushtarët nga Ekipi për Bashkëpunim Civil-Ushtarak (CIMIC), të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W), në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR, kanë dhuruar pajisje për fikje zjarri dhe shpëtim për stacionin zjarrfikës të Komunës së Junikut.

Ky donacion forcon kapacitetet operacionale të njësisë dhe përmirëson aftësinë e saj për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive emergjencave nga zjarret dhe ndërhyrjeve të tjera shpëtuese.

Iniciativa të tilla nxjerrin në pah përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me partnerët lokalë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë transparente dhe të paanshme.

KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Të Ngjashme