Lajme

KFOR-i turk patrullon përgjatë vijës administrative kufitare

Ushtarët e KFOR-it nga kontingjenti turk, i caktuar në Komandën Rajonale Lindje, kanë kryer patrullime të rregullta brenda zonës së përgjegjësisë së RC-E-së – përgjatë vijës administrative kufitare.

KFOR-i ka bërë të ditur se përmes këtyre aktiviteteve, ushtarët ruajnë ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuojnë në stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë rajonin.

Kjo gjë, sipas KFOR-it, reflekton angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në deklaratë.

Të Ngjashme