Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kica-Xhelili ironizon me sulmet e Gërvallës ndaj BE-së

 
   

Deklarata e kryediplomates kosovare në Forumin e Dubrovnikut, se BE-ja është një “tigër letre” pa ShBA-në e NATO-n në aspektin e sigurisë, ka shkaktuar reagime të shumta.

Veç emisarëve të BE-së e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, reagime erdhën edhe nga politikanët lokalë.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka postuar në Facebook një tigër letra, me një tekst të shkurtër.

Nuk e postova unë. Një fëmijë i vogël”, ka shkruar Kica-Xhelili.