Lajme

Kievi shpall ditë zie pas sulmit masiv rus që la të paktën 20 të vrarë

Rusia lëshoi 74 raketa dhe 496 dronë ndaj Ukrainës gjatë natës, me sulmin kryesor të drejtuar ndaj Kievit.

Të paktën 20 persona u vranë dhe mbi dhjetëra të tjerë u plagosën, ndërsa u dëmtuan ndërtesa banimi dhe objekte të tjera në më shumë se 20 lokacione në kryeqytet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ndërpreu vizitën në Irlandë për t’u kthyer në Ukrainë, tha: “Sulmi kryesor ishte drejtuar kundër Kievit”.

Ai shtoi se “Furnizimet e mbrojtjes ajrore për Ukrainën janë një përparësi absolute dhe kritike”, duke u bërë thirrje aleatëve të vazhdojnë mbështetjen me sisteme Patriot.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se “sulmi i saj masiv” goditi objektet ushtarake, energjetike dhe aeroportet në Kiev dhe zona të tjera, duke e cilësuar atë si hakmarrje për sulmet me dronë ukrainas ndaj Rusisë.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, shpalli ditë zie për të premten, ndërsa ekipet e emergjencës vazhduan kërkimet në rrënojat e ndërtesave të shembura.

Të Ngjashme