Lajme

Vazhdojnë protestat e studentëve në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës

Edhe sot, të rinjtë janë grumbulluar në universitete për të protestuar, në vijim të tubimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit.

Këtë të martë, grumbullimi ka nisur në Universitetin Politeknik, ku një grup studentësh, me pankarta në duar, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Disa ditë më parë, studentët u ndalën në auditorët e disa universiteteve, ku hynë në klasa dhe u kërkuan edhe studentëve që po zhvillonin mësim të bojkotonin procesin mësimor dhe t’u bashkoheshin protestave.

Protesta e zhvilluar një ditë më parë ishte e qetë dhe nuk u raportuan incidente.

Ndërkohë, Policia bëri të ditur se janë vendosur 16 gjoba pas hyrjes në fuqi të aktit normativ për tubimet. Sipas policisë, masat janë marrë për bllokimin e rrugëve gjatë protestave./TCh/

Të Ngjashme