Lajme

Kjo ësht 43-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës në Piranë të Prizrenit

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të rëndë që ka ndodhur pasditën e sotme në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja është raportuar më 1 maj 2026 rreth orës 12:00, nga bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar Policinë se gruaja e tij dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Sinjali merr vesh se viktima është Lumnije Arifi rreth 43-vjeçare, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

Sipas informacioneve fillestare, pranë trupit është gjetur edhe një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur nga viktima.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve të stacionit dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë siguruar vendin dhe kanë nisur ekzaminimet.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa për detaje shtesë pritet raporti i mëtejmë nga autoritetet kompetente.

Të Ngjashme