Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Të dhënat janë përditësuar të dielën, më 9 gusht, në orën 14:08.
Sipas të dhënave, pritjet më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin rreth 15 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje, ndërsa kolonat e automjeteve arrijnë deri në 200 metra.
Në Hani të Elezit, pritja për hyrje është rreth 15 minuta, me kolonë prej 200 metrash.
Në Muçibabë, pritjet janë rreth 10 minuta në të dyja drejtimet, me kolona deri në 100 metra.
Në Merdarë, pritjet janë 5–10 minuta, ndërsa në Kullë 5–6 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona të konsiderueshme.
