Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kolona e dasmës zgjon nga gjumi banorët e Rrugës B qysh në orën 6 e 35

Një kolonë e “pazakonshme” dasme është hetuar e parë sot në Prishtinë.

Pazakonshmëria e kësaj ceremonie martesore ka të bëjë me kohën kur vargu u makinave, kryesisht luksoze, ka kaluar nëpër kryeqytet.

Kolona me vetura u vargis nëpër këto udhë nga ora 6 e 35 deri në 6 e 40.

Ani që pazakonshëm herët, dasmorët nuk i kanë kursyer fare njerëzit që jetojnë në të dyja anët e këtyre rrugëve, me zhurmën e pakursyer të sirenave të veturave të tyre.