Lajme

Kolona të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, QKMK apelon për kujdes dhe përdorim të pikave të tjera kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare në PKK Morinë, janë krijuar sërish kolona dhe pritje të gjata të automjeteve.

Sipas QKMK-së, pavarësisht punës me kontrolle minimale dhe kapaciteteve maksimale, fluksi i automjeteve ka shkaktuar pritje të zgjatura.

Qytetarët janë inkurajuar të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare si alternativë, si dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes gjatë vozitjes.

QKMK ka bërë të ditur se për më shumë informata qytetarët mund të kontaktojnë qendrën në numrat e publikuar zyrtarisht.

Të Ngjashme