Lajme

Komandanti i FSK-së pjesë e panairit të industrisë së mbrojtjes në Stamboll

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, i shoqëruar nga delegacioni i FSK-së, po merr pjesë në panairin “SAHA Expo 2026” në Stamboll, në një ndër ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e mbrojtjes.

Si bëhet e ditur në një njoftim të FSK-së, Jashari mori pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes, ku u takua me drejtuesit e Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Gjatë këtij takimi, ai prezantoi objektivat e tij për zhvillimin e Forcës dhe diskutoi planet dypalëshe që lidhen me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta.

Gjatë këtij organizimi, Jashari ndoqi nga afër zhvillimet teknologjike në industrinë e mbrojtjes, në përputhje me objektivat për modernizimin e kapaciteteve tona. Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me prodhues të ndryshëm, me fokus në forcimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së për përmbushjen e misionit të saj.

SAHA EXPO 2026 është një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit me partnerët, ku pjesëmarrja e FSK-së ndihmon në zhvillimin e aftësive tona moderne në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Të Ngjashme