Komandanti i KFOR, Roberto Vergori, ka zhvilluar vizitë te Ura e Ibrit në Mitrovicë, duke theksuar përkushtimin për siguri dhe stabilitet për të gjithë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë, raporton Kosovapress.
Njoftimi:
“Prioriteti i KFOR-it është ruajtja e transparencës, konsistencës dhe gatishmërisë, duke nxitur një të ardhme paqësore me mundësi për brezat që vijnë.
Misioni i KFOR-it është të ndihmojë në krijimin dhe ruajtjen e kushteve për një paqe të qëndrueshme, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë nga OKB-ja”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
