Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të juglindjes së vendit, duke zbardhur edhe fshatin turistik të Dardhës në Korçë.
Në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra, ndërsa reshjet janë shoqëruar me rënie të ndjeshme të temperaturave. Në Dardhë, temperaturat minimale parashikohet të zbresin deri në -12 gradë CelsiusPërveç Dardhës, reshje dëbore janë regjistruar edhe në Voskopojë, Vithkuq dhe Shtyllë të Korçës, në Qafë Thanë dhe zonën e Mokrës në Pogradec, si dhe në zonat malore të Kolonjës.
