Raportohet për shpërthim me lëndë plasëse në Fier, dëmtohet një lokal
Një lokal në qytetin e Fierit është dëmtuar me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Sipas policisë, rreth orës 04:15, një 44-vjeçar me inicialet Renato M., banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i ishte dëmtuar fasada e lokalit.
Ngjarja ndodhi në lokalin në lagjen nr 4 të qytetit të Fierit, në pronësi të Renato Mellaraj, raporton noa.al.
Nga informacionet paraprake dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga shpërthimi i një lënde plasëse.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe identiteti i autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
