Lajme

Komisioni për të drejtat e njeriut mblidhet sot, në rend dite edhe ftesa për Gjykatën Speciale

Sot në orën 08:30 mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.

Në rend dite janë miratimi i planit të punës për sesionin pranveror 2026 dhe shqyrtimi i propozimit të deputetit Artan Behrami për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në komision ndaj kryetares së Dhomat e Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trandafilova.

Komisioni pritet të votojë edhe këtë propozim gjatë mbledhjes së sotme.

Të Ngjashme